Lajme

Përsëri Pacolli: Pohon që ka pranuar lejen për aterim, akuzon qeverinë për “kërcënime”

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 28 April 2020

Ka reaguar përsëri, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli pasi tha se i është anuluar leja për aterim në aeroportin e Prishtinës.

Tani Pacolli po thotë se sa po i treguan se është lëshuar leja për aterim në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

Pacolli po ashtu pas reagimeve të shumta po akuzon qeverinë për siç po i quan ai “kërcënime”, dhe thotë se për këtë arsye po ndihet i pasigurt në vendin e tij.

-Advertisement-

“Tani me treguan se eshte leshuar nje leje per aterim ne Prishtine.

Nuk di cka ka pas nevoje per krejt kete inscenim.

Nuk di pse ka pas nevoje per “kecnime”.

Gjithë kjo me bënë te ndihëm i pasigurt ne vendin tim”, ka thënë Pacolli në reagimin e rradhës.

Kujtojmë se edhe Ministria e Shëndetësisë reagoi pas akuzave nga Pacolli dhe në reagimin e tyre u tha se do të trajtohen njësoj të gjithë qyettarët që duan të kthehen në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera