Lajme

Dy persona me koronavirus në Infektive në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 27 April 2020

Infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar se dy persona me koronavirus në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në Infektivë janë të 55 pacientë me COVID-19.

“Për momentin i kemi 55 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar se janë të prekur me COVID-19. Gjendja shëndetësore e tyre e përgjithshme e 45 prej tyre është e mirë dhe janë në gjendje stabile. Ndërkohë që i kemi 8 pacientë me oksigjenoterapi dhe dy të tjerë i kemi në gjendje më të rëndë në repartin intensiv të Klinikës sonë, njëri nga ta është i intubuar në ventilim mekanik, po gjendja e këtyre dy personave që janë në repartin intensiv paraqitet shumë e rëndë”, tha ai.

-Advertisement-

Krasniqi tha se nuk ka raste të reja me koronavirus brenda stafit shëndetësor të Klinikës Infektive dhe se të pesë infermieret e kësaj Klinike që ishin prekur me këtë virus janë shëruar.

“Për momentin nuk kemi staf të ri të konfirmuar, ju e dini që kemi pasur, e kam fjalën për Klinikën Infektive, e dini që kemi pasur pesë infermiere me COVID-19 pozitiv dhe që të pestat për fat janë shëruar. I kemi edhe punëtorët tjerë që i testojmë herë pas herë sipas indikacioneve i kemi nën mbikëqyrje”, tha ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera