Lajme

99,612 para të gatshme – Kjo është pasuria totale e Aleksandër Lumezit

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 04 July 2021

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë vitit 2020 ka blerë një motor ‘Vespa Primavera’ në vlerë 3,700 euro nga kursimet e tij.

Lumezi si pasuri të luajtshme personale ka deklaruar edhe 5 piktura në vlerë 15,000 euro.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe një veturë ‘Opel Corsa’ në vlerë 6,000 euro të bashkëshortes së tij, një veturë ‘Mini Coper’ të fëmijëve.

-Advertisement-

Si pasuri të paluajtshme ai ka dy banesa dhe një shtëpi në emër të tij në vlerë 420,000 euro.

Lumezi ka edhe para të gatshme të ruajtura në bankat e Kosovës. Sipas deklarimit, ai ka 99,612 euro para personale, 13,263 euro të bashkëshortes dhe 39, 296 euro të fëmijëve.

Lumezi përveç kryeprokurorit është anëtar edhe në disa borde, si në atë të Akademisë Policore të Kosovës, Akademi të Drejtësisë dhe Ministri të Financave.

Nga të gjitha këto funksione ai ka të hyra vjetore prej 38,864 euro. Ndërsa, merr qira në vlerë 6,936 euro.

Gjatë vitit 2020 ai ka tërhequr edhe 4,094 euro 10% të Trust-it.

Gruaja e tij e cila punon në Universitetin e Prishtinës ka të hyra vjetore 18,201 euro dhe nga ‘Kolegji AAB’ ajo merrë 1,345 euro.

Po ashtu edhe ajo ka tërhequr 10% të Trustit Pensional në vlerë 3,028 euro.

Lumezi ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve që janë 19,206 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera