Lajme

95 milionë banorë dhe asnjë të vdekur nga koronavirusi, shteti që po habit botën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 14 April 2020

Si një vend që nuk ka asnjë të vdekur dhe numri i të infektuarve me COVID-19 është 262, Vietnami është lavdëruar dhe komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilëve mund të shërbejë si shembull i një shteti që ka arritur ta luftojnë pandeminë.

Edhe pse kufizohet me Kinën, Vietnami ka filluar t’i aplikojë herët masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit siç është testimi dhe karantinimi.

Numri i të infektuarve në Vietnam sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins është 262, një vend që ka mbi 95 milionë banorë. E statistikat zyrtare tregojnë se si në Vietnam në karantinim apo izolim, aktualisht janë 75 mijë persona, kurse shteti deri më tani ka kryer mbi 121 mijë teste.

-Advertisement-

Në këtë vend në juglindje të Azisë, deri më tani nuk ka vdekur askush nga COVID-19, kurse përqindja e të infektuarve është dukshëm më e ulët se në vendet e zhvilluara si Koreja e Jugut, Singapori e madje edhe Tajvani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera