Lajme

93 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 06 April 2021

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 93 pacientë me koronavirus, ku dy prej tyre janë në CPAP, 70 në oksigjenoterapi dhe 15 në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënën se janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

93 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në CPAP, 70 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Të tjera