Lajme

923 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 09 June 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Kosovë janë 923 raste aktive me coronavirus.

MSH njofton po ashtu se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga coronavirusi është 104,343.

Ndërkohë në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.

Të tjera