90 milionë janë tatimet e aprovuara në formë të lirimit për prodhuesit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/04/mef-fotot-xhemail-sllovinja-3_8648.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 06 April 2019
Ministria e Financave ka njoftuar se që nga lirimi i tatimit doganor të gjithë lëndën e parë, pajisjet e prodhimit, gjysmë produktet dhe pajisjet e IT, janë liruara mallra në vlerë totale më shumë se 320 milionë euro, ndërsa vetëm në nivel të tatimeve deri më 30 mars të këtij viti, janë 90 milionë euro, të cilat nuk kanë hyrë në buxhet por i janë dhënë sektorit të prodhimit për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues.
Sipas një komunikate të MF, këto politika kanë dhënë rezultatet e para shumë pozitive në tri aspekte, në aspektin rritjes së numrit të prodhuesve, ku sipas të dhënave të ASK-së më së shumti rritje të numrit të bizneseve ka pasur te sektori i prodhimit dhe te ai i ofrimit të shërbimeve.
“E dyta ka pasur efekt shumë pozitiv te numri i të punësuarave prapë sektori privat prinë, ku sipas të dhënave nga ATK shihet se numri i të punësuarave nga 2018 ka një rritje për rreth 15 mijë më shumë ,krahasuar me 2017, sidomos te sektori privat, siç janë bizneset individuale, shoqëritë aksionare dhe Sh.P.K. Trend shumë pozitiv i prodhimit po shihen edhe në tre muajt e parë të këtij viti, ku nga 01 janari deri më 30 mars janë 17 milionë euro tatime të liruara.
Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018 ishte 13 milionë euro. Tani jemi duke e përgatitur paketën legjislative tatimore për ta sjell sa me afër me direktivat e BE-së dhe për t’i thjeshtëzuar gjithë procedurat dhe eliminuar gjithë burokracinë për biznesin ku pa dyshim do të ketë një ulje të shpenzimeve dhe kursim të kohës që kalon biznesi duke humbur në procedura të ndryshme.
Përveç me politika fiskale edhe me mjetet tjera Ministria e Financave&nb sp; po e ndihmon shumë biznesin duke i ofruar masa lehtësuese për ti rritur aftësitë e punës te të rinjtë dhe të rejat përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, ku që nga dita e parë e marrjes së mandatit deri më sot vetëm në formë të granteve, për shkak të stabilitetit të qëndrueshëm mikro fiskal janë 184,096,000 milionë euro, me pas jemi duke e zhvilluar me ritme shumë të shpejta Fondin për Garantimin e Kredive për ti ndihmuar të gjitha bizneset e reja të cilat nuk kanë mundësi të ofrimit të një mbulese në Banka apo institucione tjera financiare”, thuhet në komunikatë.
Deri më tani Fondi ka garantuar shumë, janë 93,822,838 milionë euro kredi të lëshuara nga Institucionet Financiare të Regjistruara, të cilat janë të shpërndara në 2409 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/Baneri-kryesor-.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...