90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 06 August 2022
Rreth 90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit tash e disa vite nuk janë funksionale. Policia kërkon nga Komuna që të njëjtat të rikthehen në punë pasi ndihmojnë në sigurinë dhe zbardhjen e rasteve. Komuna premton se rikthimi i tyre në punë do të bëhet gjatë këtij viti ndërsa kanë paralajmëruar shtim të numrit të tyre. Edhe qytetarët kanë kërkuar që ato të rikthehen në funksion.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Prizren, Vebih Zekolli deklaroi për KosovaPress se roli i kamerave vëzhguese është shumë i rëndësishëm.
Ai tha se po presin që kamerat e reja të shtrihen edhe nëpër lagje periferike.
“Roli i kamerave është një rol shumë i madh, marr parasysh aspektin primitiv dhe zbulimin e rasteve të ndryshme penale ose kundërvajtëse… Sa i përket kamerave dhe funksionalizimit të tyre në stacionin policor në gjithë komunën e Prizrenit për momentin është një numër simbolik në funksion me premtimin prej organeve komunale që shumë shpejt ato do te tenderohen dhe do të shfaqen në publik në aspekt të interesit të kompanive të ndryshme për t’i instaluar në të gjithë qytetin e Prizrenit dhe në lagjet perferike. Presim shumë shpejtë që organet komunale të funksionalizojnë kamerat në gjithë qytetin si një ndihmesë e madhe, së pari për policinë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e gjithë qytetarëve, sidomos gjatë sezones verore kur është një ngarkesë e madhe me aktivitete të ndryshme”, tha ai.
Zekolli u shpreh se janë katër kamera funksionale që monitorohen nga policia në Prizren në dy fshatra, ndërsa në qytet janë edhe katër të tjera por që policia i kërkon pamjet vetëm kur ka nevojë për to.
“Zyrtarisht shumica dërrmuese e tyre, pra 90% e tyre nuk janë në funksion per momentin në territorin e stacionit policor në Prizren që përfshimë ne… Në territorin e stacionit policor në Prizren për momentin kemi kamera funksionale dhe që monitorohen prej policisë në Reqan, rajonin e Zhupes janë katër kamera te cilat monitorohen dhe janë funksionale. Të tjerat nëpër qytet që ne mbulojmë territorin tonë janë katër kamera por të cilat nuk janë të monitoruara prej neve dhe shfrytëzohen vetëm në raste të caktuara kur kemi nevojë shkojmë dhe i monitorojmë për ndonjë rast të caktuar”, theksoi Zekolli.
Zekolli ka thënë se në bazë të statistikave prej analizave qe janë bërë në çdo vend të botës është parë qe vendosja e kamerave në aspekt te monitorimit të lëvizjes edhe akteve tjera kundërvajtese, penale është shume i rëndësishëm.
Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress nga Komuna e Prizrenit janë deklaruar se është hapur tenderi dhe se funksionalizimi i kamerave do të bëhet këtë vit.
Drejtoresha e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj-Shala, deklaroi se kamerat janë jashtë funksionit për mungesë të mirëmbajtjes. Sipas saj, tashmë tenderi është hapur për të rikthyer në punë kamerat ekzistuese por për të shtuar numrin e tyre.
“Në bazë të informacioneve që kam, kur janë vendosur kamerat ekzistuese nuk ka pasur mirëmbajtje dhe si pasojë e mos mirëmbajtjes kane dalë jashtë sistemit, edhe pse Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë disa herë ka tentuar t’i rifunksionalizojë. Funksionalizimi do të bëhet gjatë këtij viti dhe do të vazhdojë edhe gjatë viteve të tjera. Tenderi është hapur ndërsa kamerat do të vendosen në bazë të rekomandimeve të cilat do të dalin nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi. Do të ketë rritje të numrit të kamerave të sigurisë në qytet. Ky projekt është kontratë kornizë 3-vjeçare dhe është planifikuar 770,000.00”, deklaroi Sinanaj-Shala.
Po ashtu edhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë çështje. Sipas tyre thirrjet në organet komunale për funksionalizim të kamerave kanë hasur në vesh të shurdhër.
Ramadan Zhemaj, qytetar, ka thënë se nga organet komunale nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
“Duhet gjithnjë me qenë në funksion por për fat të keq, janë vetëm si reklamë, përndryshe nuk janë funksionale…Ne kemi bërë thirrje (institucioneve përgjegjëse) por thirrjet kanë mbetur në vesh të shurdhër. Nuk është bërë në këtë drejtim asgjë”, tha ai.
Po ashtu edhe qytetari Nijazi Gashi shprehet i pakënaqur me përgjigjet nga organet komunale.
“Kur janë në funksion është më mirë, ka siguri më shumë dhe çdo gjë është më në rregull… Edhe s’ki ku ankohesh… që 23 vjet është njëjtë problemi, të njëjtat fjalë t’i thonë”, tha ai.
Asllan Bytyqi, qytetar tjetër, ka thënë se duhet patjetër t’i rregullojnë kamerat e sigurisë.
“Ka nevojë patjetër t’i rregullojnë dhe me qenë më efektive dhe efikase sepse ndonjëherë funksionojnë ndërsa ndonjëherë jo…Shpresoj prej Komunës ta rregullojnë këtë çështje… Patjetër e rrit edhe rrezikshmerinë sepse ka nevojë për kamera”, është shprehur ai.
Të tjera
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...
-
Rakiq sfidon qeverinë e kushtetutën e Kosovës, thotë se mund ta formojnë vet Asociacionin e Komunave Serbe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se nuk ikin nga mundësia për ta f...
-
E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar...
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...
-
Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të ...
-
Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Duhet të mblidhet Kuvendi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit K...
-
“Shpresoj që pyetja nuk vjetërohet deri pasdite”, Kurti ironizon me gazetarët gjatë vizitës te Dogana
Kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar të përgjigjet në një pyetje të fundit t...
-
Shkuan për pushime por Covid i prishi planet, bllokohen në qytetin kinez 80,000 turistë
Turistët që vendosën t’i kalojnë pushimet në Hainan të Kinës u bllokuan aty p...
-
Mashtroi dhjetëra persona për bileta, familja e paraqet të zhdukur, por pejani bie në duart e policisë
Një person me iniciale R.I. është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak t...
-
Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete
Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Doganën e Kosovës, i është përgjigjur...
-
Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në...