Lajme

9 të lënduar në aksidentin zingjiror në Pejë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 11 July 2022

Më parë u raportua për një aksident zingjiror në hyrje të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

-Advertisement-

Policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera