Lajme

9 raste pozitive me COVID në një shkollë në Vushtrri, mësimi vijon nga distanca

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 19 October 2020

Konfirmimi i 9 rasteve pozitive brenda Shkollës Andon Zako Çajupi në Vushtrri ka bërë që kjo e fundit të ndërpres mësimin për të vazhduar me formën online të mësimit që nga nesër.

Këtë e ka bërë të ditur vet Shkolla përmes një njoftimi në faqen e Facebookut.

“ Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës dhe prindër!

-Advertisement-

Pasi në shkollën tonë deri më tani janë konfirmuar 9-të raste me Covid 19 dhe me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, shkolla jonë kalon nga skenari A në skenarin C (mësim online) për dy javë, nga dita e nesërme e martë 20.10.2020Për çdo vendim tjetër do jeni të informuar me kohë.Faleminderit për mirëkuptim!” shkruan në njoftimin e Shkollës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera