Lajme

9 persona ndërruan jetë nga koronavirusi, kjo është mosha më e re

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 29 April 2021

Edhe nëntë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes raportit të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në raport.

Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes./Gazeta Infokus/

 

Të tjera