Shëndetësi

9 përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të jogës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 21 October 2021

Joga përmirëson: fleksibilitetin, forcën, tretjen, shëndetin mendor dhe lista vazhdon… Për të filluar me ushtrimet e jogës nuk ka rëndësi nëse jeni fleksibël apo jo, ajo çka ju duhet është praktika dhe përqëndrimi. Nëse jeni kurioz të mësoni se cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të jogës, ju ftojmë të lexoni më poshtë.

Ju do të keni një shpinë të shëndetshme
Një studim i vitit 2011 krahasoi skanimet e shtyllës kurrizore të mësuesve të jogës me ato të njerëzve që nuk praktikonin joga. Dhe sigurisht, mësuesit e jogës kishin shpinë më të fortë dhe rrjedhimisht më pak dëmtime.

Joga rrit përqendrimin
Dëshironi të rrisni përfqëndrimin dhe të shpejtoni aftësitë e funksionit të trurit tuaj ? Sipas hulumtimeve të kryera ndër vite, për këtë mjafton të shpalosni dyshekun tuaj të jogës dhe filloni duke u ushtruar.

-Advertisement-

Ju jep më shumë energji
Sipas një studimi të vitit 2017 të publikuar në revistën amerikane “Frontiers in Psychology” (kufinjtë e psikologjisë), joga mund të ketë efekte të krahasueshme me ushtrimet e tjera që rrisin fuqinë.

Ju ndihmon të humbisni peshë
Edhe pse ekzistojnë lloje të shumta ushtrimesh që ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori, joga mund të jetë gjithashtu një opsion shumë i mirë. Studiuesit besojnë se kjo ka të bëjë me aftësinë e jogës për të zvogëluar kortizolin, një nga hormonet e stresit që shkaktojnë shtim të peshës.

Përmirëson cilësinë e gjumit
Siç e kemi përmëndur shumë herë, mbajtja nën kontroll e stresit ndihmon për të bërë një gjumë më të qetë. Dhe duke qenë se joga zvogëlon kortizolin, ju do mund të bëni një gjumë më të rehatshëm.

Do të keni ekuilibër më të mirë dhe kocka të forta
Praktikimi i jogës ndihmon në ndërtimin e dendësisë së kockave dhe kyçeve të forta. Kjo ju ndihmon të bëheni më të vetëdijshëm për lëvizjet e trupit, duke ju dhënë më shumë kontroll mbi ekuilibrin dhe qëndrimin tuaj.

Largon dhimbjen tek gjunjët
Praktikmi i jogës ka treguar se ndihmon në përmirësimin e dhimbjeve të gjurit, veçanërisht tek njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Përmirëson shëndetin e zemrës
Praktikimi i këtyre ushtrimeve, mund të ndihmojë në përmirësimin e indeksit të masës trupore, niveleve të presionit të gjakut dhe kolesterolit.

Lehtëson depresionin dhe ankthin
Joga ndihmon në luftimin e stresit, sepse ju meson shumë teknika relaksimi. Gjithashtu mund të ulë nivelet e kortizolit dhe të përmirësojë humorin tuaj, si pjesë e një plani trajtimi për depresionin. Për të përfunduar, mund të thuhet me plot gojë se joga është më shumë sesa vetëm disa poza të bukura, ajo ju forcon fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera