Sport

9 kombëtaret evropiane që siguruan kualifikimin në Botëror

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 15 November 2021

Zvicra dhe Anglia siguruan sonte kualifikimin në Kampionatin Botëror, falë fitoreve të realizuara.

Zvicra fitoi 3:0 ndaj Bullgarisë dhe u kualifikua duke e dërguar Italinë në play-off, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Anglia fitoi me rezultat të thellë 0:10 për t’u kualifikuar tutje.

Kështu, tashmë dihen 9 kombëtaret evropian që kanë siguruar kualifikimin në Botëror.

Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Kroacia, Anglia dhe Gjermania janë kualifikuar tutje, si lidere të grupeve përkatëse.

Grupi i vetëm që nuk e ka të zgjidhur ekipin që kualifikohet është grupi G. Holanda ka 20 pikë, kurse Turqia e Norvegjia nga 18.

Nesër përballet Holanda me Norvegjinë.

Dy ekipet tjera jashtë Evropës që e kanë siguruar kualifikimin janë Katari, si organizator dhe Brazili nga Amerika Jugore.

Të tjera