Të kesh një motër në shtëpi do të thotë që gjatë gjithë jetës tënde të kesh pasur shumë të qeshura, debate të shumta që përfundoni deri në deklarata serioze për fillimin e ndonjë lufte civile në shtëpi, të prisnit radhën për në banjo dhe sigurisht çdo gjë i donte ajo e para. Ja disa nga gjërat që ndodhin nëse keni një motër në shtëpi.
1-Do t’ju vjedhë të gjitha rrobat nga dollapi.
2-Vetëm ziheni si qeni me macen, por jeni dhe aleatet e mbrojtëset më të mira njëra-tjetrës.
3-Jeni aty për të ndihmuar njëra-tjetrën pavarësisht sa qesharake mund të jetë situata.
4-Pëlqeni të njëjtët filma dhe thoni shprehje të tyre me njëra tjetrën ose nuk duroni fare shijet që ndani kur bëhet fjalë për televizorin.
5-Dukeni si binjakë ose nuk ngjani fare me njëra tjetrën.
6-Femija juaj është në fakt edhe fëmija e saj.
7-Mamaja ju ka thirrur me emrin e motrës shumë herë ose anasjelltas.
8-Tualeti juaj është gjithmonë i mbushur me qime okësh.
9-Dini sekretet e saj më të errëta dhe ajo tuajat./Burimi ”ikub.al”