Lajme

89 të vdekur në të gjithë vendin gjatë dy javëve të fundit, pasi moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 23 January 2024

Të paktën 89 persona humbën jetën në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar për shkak të stuhive të ashpra të dimrit.

25 persona u konfirmuan të vdekur në Tennesee dhe të paktën 16 njerëz vdiqën në Oregon.

Vdekje u regjistruan gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork dhe Nju Xhersi.

-Advertisement-

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga moti i ftohtë dhe reshjet e borës që nga 12 janari. Në shumicën e pjesëve të qendrës së vendit, temperatura e ajrit ra në -34.4 °C.

Stuhitë e forta të dimrit kanë shkaktuar gjithashtu kaos udhëtimesh në të gjithë vendin, duke çuar në mijëra anulime dhe vonesa fluturimesh në të gjithë vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera