Shëndetësi

“89 % më i saktë se testet”/ Krijohet aplikacioni që zbulon përmes zërit nëse je i infektuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 05 September 2022

Një aplikacion i ri, i krijuar në Holandë, mund të zbulojë me saktësi falë ndihmës së inteligjencës artificiale të integruar, infektimin me koronavirus në zërin e një personi.

Sipas krijuesve të tij, aplikacioni “i zgjuar” është edhe më i saktë sesa testet e shpejta të antigjenit, dhe gjithashtu është i lirë, i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur.

Studiuesit e Institutit për Shkencën e të Dhënave të Universitetit të Mastrihtit, të udhëhequr nga Wafaa Alibaëi dhe profesori i pulmonologjisë Sami Simmons, bënë njoftimin në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane të Pulmonologjisë në Barcelonë.

Ata raportuan se aplikacioni ka një saktësi prej 89% (ndjeshmëri) në diagnostikimin e saktë të një rasti pozitiv Covid-19 me zë (kundrejt rreth 56% të një testi të shpejtë) dhe 83% në diagnostikimin e saktë të një rasti negativ (specifitet), ndërkohë që është qartësisht më mirë se testet e “shpejta” në rastet e personave asimptomatikë.

Të tjera