Uncategorized

85-vjeçari ankohet se vaksina Anti Covid ia ka rritur dëshirat seksuale

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 29 April 2021

Një 85-vjeçar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të koronavirusit për t’u takuar me prostituta, duke u justifikuar në polici se kishte rritje të nxitjes seksuale pas marrjes së vaksinës së COVID-19.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se i moshuari çapkën, i cili nuk është emëruar, ishte gjobitur me 1,000 euro për shkeljen e dyfishtë në Eboli, në jug të Italisë.

“E ka fajin vaksina”, raportohet se tha ai në polici, duke shtuar: “Gjoba është e drejtë.”

-Advertisement-

Zëdhënësi i policisë vendore Sigismondo Lettieri tha për mediat: “Burri u ndalua fillimisht në orët e para të mëngjesit kur u pa që hyri në një automjet ‘rulote’ të parkuar pranë plazhit, që njihet se përdoret nga pros*titutat.”

“Atij iu komunikua mbi rregullat e izolimit të COVID, u gj*obit me 500 euro dhe u la i lirë, por më pas u ndalua përsëri një orë më vonë në të njëjtën rrugë në një tjetër ‘kamper’ të përdorur nga prost*itutat, dhe u gjobit. Kur oficerët kuptuan se ishte gjoba e dytë, ai u justifikua se ishte prej vaksinës së COVID.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera