Lajme

85 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 06 February 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 85.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19, nga 82 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 4 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,621 raste, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 332, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera