Lajme

“83 vota”, Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 13 November 2026

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.

Projektligji mori mbështetjen e 83 deputetëve, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Marrëveshja u shqyrtua në kuadër të vazhdimit të seancës plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.

-Advertisement-

Për këtë pikë të rendit të ditës para deputetëve kishte folur edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Marrëveshja përcakton kushtet dhe procedurat e transferimit të personave të dënuar, duke mundësuar që ata ta vuajnë dënimin në shtetin me të cilin kanë lidhje të qëndrueshme shoqërore, përkatësisht në shtetin ku kanë vendbanimin e tyre të përhershëm, duke garantuar respektimin e të drejtave të personave të dënuar dhe zbatimin e detyrimeve përkatëse juridike.”, deklaroi Gërvalla.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy