Lajme

83 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 10 April 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 571 raste të reja më koronavirus.

Prej tyre katër raste të reja janë regjistruar në komunën e Malishevës.

Aktualisht në këtë komunë janë 83 raste aktive me koronavirus.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shërua rnga covid-19 dhe janë regjistruar 4 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1000 raste, prej tyre 867 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 83 raste.

Në raportin e ISKHPK-së të ditë së sotme, është bërë një gabim, pasi një rast pozitiv, nga një komunë tjetër, është regjistruar në listën e rasteve nga Komuna e Malishevës. Pra janë 4 raste të reja e 5 raste siç janë paraqitur sot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera