Sport

81 pikë!! Kobe Bryant ka një rekord që ndoshta nuk do të thyhet kurrë

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 26 January 2020

Bota e sportit është e pikëlluar pas lajmit që Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare.

Bryant, vdiq në një aksident me helikopter privat në Kaliforni në orët e hershme të së dielës(Ora lokale). Të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur.

Bryant njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të basketbollit në histori.

-Advertisement-

Ai në një ndeshje të sezonit të rregullt në NBA shënoi plot 81 pikë. Ndeshja ishte ndaj Toronto Raptors, dhe mbahet mend si një ndër paraqitjet më të mira të ndonjë lojtari në histori.

Rekordin për më së shumti pikë gjithsesi e mban Wilt Chamberlain, me 100 pikë. Por në atë kohë basketbolli nuk luhej me profesionalizmin që luhet sot.

Rekordi i Bryant ëpr pikë nuk pritet të thyhet së shpejti.

Këto janë pamje nga ajo ndeshje e Bryant.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera