Lajme

807 raste të reja pozitive me COVID19, në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 19 November 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 807 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus

“ Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Prishtinë 2 raste , Gjilan 1 rast , Kamenicë 1 rast , Mitrovicë 1 rast , Podujevë 1 rast , Rahovec 1 rast , Shtime 1 rast dhe Suharekë 1 rast .

Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes.”/Gazeta InFokus/

Të tjera