800,000 qytetarë të Koresë së Veriut dalin vullnetarë për të luftuar ndaj SHBA-së
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 18 March 2023
Koreja e Veriut ka njoftuar se rreth 800,000 qytetarë të saj kanë dalë vullnetarë për t’u bashkuar ose riregjistruar në ushtrinë e vendit për të luftuar kundër Shteteve të Bashkuara.
Rreth 800,000 studentë dhe punëtorë, vetëm të premten, në të gjithë vendin, shprehën dëshirën për t’u regjistruar ose riregjistruar në ushtri për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara, raportoi gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun.
Pretendimi erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi të enjten raketën e saj balistike ndërkontinentale Hwasong-17 (ICBM) në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të vazhdueshme SHBA-Kore e Jugut.
Koreja e Veriut hodhi ICBM në detin midis gadishullit Korean dhe Japonisë, të enjten, disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të fluturonte në Tokio për një samit që diskutonte mënyrat për t’iu kundërvënë veriut të armatosur me armë bërthamore.
Raketat balistike të Veriut janë të ndaluara sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe lëshimi tërhoqi dënimin nga qeveritë në Seul, Uashington dhe Tokio.
Forcat koreano-jugore dhe amerikane filluan të hënën 11 ditë stërvitje të përbashkëta, të quajtura “Mburoja e Lirisë 23”, të mbajtura në një shkallë të paparë që nga viti 2017 për të kundërshtuar kërcënimet në rritje të Veriut, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për rritjen e tensioneve me stërvitjet ushtarake.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...