Lajme

80 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Jemi përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 17 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar profesorin Ukshin Hoti, në 80 vjetorin e lindjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë u shpreh i pikëlluar që Hoti nuk është fishikisht në mesin tonë.

Mirëpo, Kurti ndihet krenar që veprimtari Hoti është i pranishëm me veprën e tij që la pas.

-Advertisement-

“Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë.

Lavdi!”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera