Fokus

80 përqind e kosovarëve kundër shkëmbimit të territoreve

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 28 September 2018

Kosovarët nuk duan shkëmbim territori me Serbinë.

Kështu tregojnë rezultatet e nxjerra nga anketat e kryera nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), shkruan gazeta inFokus.

Sipas të njëjtave rezultate idenë e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi e kundërshtojnë 77 përqind e qytetarëve ndërsa vetëm 11 përqind janë pro.

-Advertisement-

Në konferencën e sotme për prezantim të rezultateve, Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se rreth 39 përqind e qytetarëve janë shumë të pakënaqur me kahjen e presidentit, 35.5 përqind të pakënaqur ndërsa vetëm 16.8 përqind të kënaqur.

Ndërsa në anketën se çfarë do të bënin nëse arrihet marrëveshja për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, 51.5 kanë deklaruar se do të protestonin ndërsa 8.9 përqind do të pajtoheshin.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 66 respodentë nga gjithë territori i Kosovës duke përfshitë edhe veriun./inFoksu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera