Auto&Tech

80 mijë filma në 1 sekond, Japonia shënon rekord të shpejtësisë së internetit

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 16 November 2021

Një rekord i ri botëror është vendosur nga inxhinierët në Japoni sa i përketë shpejtësisë në internet

Për të gjithë adhuruesit e internetit, filmave dhe mbi të gjitha të shpejtësisë në internet, në Japoni inxhinierët kanë arritur të shkarkojnë gati 80 mijë filma për vetëm një sekondë.

Sipas shkencëtarëve shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë. Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).

-Advertisement-

Aktualisht kjo shpejtësi marramndëse në internet është në dorë të inxhinierëve megjithatë është premtuese edhe për të ardhmen e qytetarëve/Conad

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera