Fokus

80 fëmijë do të pushtojnë skenën e Kino Armatës (Foto)

Autori: Xhejlane Kaçiu 09:22 | 14 December 2018

Dy mësuese arti kanë bashkuar 80 fëmijë për të dhënë një shfaqje teatri, me të cilën do ta përmbyllin këtë vit.

Vjollca Llugiqi nga studio e baletit “Let’s Dance” dhe Elikona Hydaj me korin e fëmijëve “Okarina” bashkë me nxënësit e tyre do të japin shfaqje më 22 dhjetor në Kino Armata në ora 13:00.

Kjo shfaqje do të jetë kombinim i muzikës dhe baletit, me koreografi të ndryshme klasike dhe moderne, kryesisht muzikë festive, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Bashkëpunimi mes Llugiqit dhe Hydaj është bërë në mënyrë vullnetare, pasi nuk ka shkollë baleti për këto lloj organizimesh.

“Fatkeqësisht shkollë të baletit nuk ka kështu që mundohemi që përmes studiove t’ua realizojmë ëndrrën e tyre që edhe këta fëmijë të njohin ndjesinë e skenës normalisht që teatri ka emocion shumë të madh”, ka thënë Llugiqi.

Sipas saj ky bashkëpunim mes studiove është shumë i mirë pasi fëmijët fillojë ta marrin më seriozisht artin dhe e kanë ndjesinë e muzikës live. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera