Lajme

8 vjeçarja viktima e radhës nga kafshimi i qenve endacak në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 22 February 2021

Është raportuar në vazhdimësi se si qenët endacak po paraqesin rrezik për qytetarët e Prishtinës.

Nuk kanë qenë as të pakta rastet kur qytetarët kanë raportuar se përveç frikës që ka ngjallur prezenca e tyre, ata edhe janë sulmuar nga këta qenë.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku një vajzën 8 vjecare në lagjen Veternik është sulmuar nga një qenë endacak.

Siç mëson IndeksOnline rasti është paraqitur në polici ndërsa ndihma e shpejtë është paraqitur tek viktima duke i ofruar ndihmën e nevojshme dhe trajtimin e plagës së marrë.

Të tjera