Lajme

8 të vrarë me armë në San Hoze/ 1 person i armatosur hapi zjarr në një kompleks për parkimin e tramvajeve në Kaliforni

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 27 May 2021

Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën në mëngjes, kur një njeri i armatosur hapi zjarr në një kompleks për parkimin e tramvajeve në San Hoze të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Personi i dyshuar për ngjarjen ishte punonjës i kompleksit dhe gjeti vdekjen gjatë incidentit, tha një zëdhënës i policisë.

Ngjarja ndodhi në një parkim tramvajesh, në një pjesë të objektit ku punëtorët bëjnë mirëmbajtjen e mjeteve dhe jo në qendrën e operacioneve dhe të kontrollit.

-Advertisement-

San Hozeja, një qytet me rreth 1 milion banorë, ndodhet në zemër të Luginës së Silikonit (Silicon Valley), një qendër globale e novacionit teknologjik dhe aty kanë selinë disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera