Lajme

8 të arrestuar për vrasjen e gazetares në Maltë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 04 December 2017

Policia në Maltë ka arrestuar tetë persona për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, e cila me shkrimet e saj kishte qenë kritike e zëshme e qeverisë.

Ajo u vra afër shtëpisë së saj më 16 tetor, në një sulm me bombë që tronditi vendin.

53-vjeçarja ishte e njohur pasiqë në faqen e saj personale akuzonte politikanët më të lartë të shtetit për korrupsion.

-Advertisement-

Qeveria ofroi shpërblim prej 1 milion eurosh për informacione rreth vrasjes së saj. Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe FBI-në, u thirrën për të ndihmuar në hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera