Lajme

8 persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 27 January 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 8 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 301 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka bërë të ditur moshën e këtyre personave, shkruan Gazeta inFokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera