Shëndetësi

8 përdorime të pastës së dhëmbëve që me siguri nuk i keni ditur

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 17 June 2021

Nëse keni menduar se pasta e dhëmbëve kryen vetëm funksionin parësor, atë të larjes së dhëmbëve, atëherë e keni shumë gabim. Ja disa mënyra alternative se si ta përdorni pastën e dhëmbëve, përtej funksionit parësor:

Pastron lavamanin: nëse keni njolla që vështirë që mund t’ju hiqen nga lavamani i banjës, atëherë provoni t’i lani ato me pastë dhëmbësh. Hidhni pak pastë dhëmbësh mbi lavaman dhe me anë të një sfungjeri fërkojini njollat dhe ato do të zhduken tërësisht.

Pastron pasqyrat: nëse pasqyra është e mbushur me avull ose me njolla, mënyra më e mirë për ta pastruar do të ishte pasta e dhëmbëve.

-Advertisement-

Pastron këpucët/atletet: nëse atletet e bardha kanë marrë ngjyrë hiri, atëherë pastrojini me pastë dhëmbësh dhe ato do të marrin bardhësinë e mëparshme. Fshini edhe këpucët me pak pastë dhëmbësh për t’u dhënë atyre shkëlqim.

Pastron hekurin e hekurosjes: shpesh pjesa e poshtme e hekurit (ajo metalikja) merr ngjyrë kafe dhe akumulon shtresa që ngjiten nga stamtat e rrobave. Do të ishte e tmerrshme të hekurosnit një këmishë të bardhë me këtë hekur, apo jo? Mënyra më efektive për të pastruar hekurin, do të ishte përmes një lecke dhe paste dhëmbësh.

Fshin shkarravinat e fëmijëve në mur: fëmijët bëjnë shumë vepra kreative mbi mur. Mënyra më efektive për t’i zhdukur ato do të ishte t’i pastronit me një furçë dhe pastë dhëmbësh.

Pastron produktet e metalit: bizhuteritë, bravat e dyerve etj do të fitonin shkëlqimin e mëparshëm nëse i pastroni me pastë dhëmbësh.

Heq gërvishtjet e DVD-ve: mos u mërzisni nëse DVD-ja e filmit tuaj të preferuar është gërvishtur, ajo mund të pastrohet me anë të një paste dhëmbësh (pa kokrriza) dhe me një peshqir të butë.

Heq erën e keqe: enët plastike mbajnë erë shumë të keqe pas mbajtjes së ushqimeve. Nëse doni ta zhdukni këtë erë, lajini enët me pak pastë dhëmbësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera