Lajme

8 nga 11 personat e lënduar në Veternik ndodhën në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 11 October 2024

Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

Sipas mjekut kujdestar, Avdush Bajgora, i cili foli për Radio Dukagjinin, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar kryesisht lëndime në ekstremitete të sipërme dhe të poshtme.

11 persona të lënduar nga aksidenti në Veternik ku u përfshi një kamion dhe 11 veturaAksidenti i rëndë ndodhi në Veternik, ku gjithsej 11 persona kanë pësuar lëndime trupore.

-Advertisement-

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, incidenti ndodhi rreth orës 14:30 dhe përfshiu një kamion dhe 11 automjete.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka njoftuar Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera