Sport

8 lojtarë u abuzuan se*sualisht nga trajneri pedofil/ Çfarë ndodhi me gjyqin ndaj Man. City-t?

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 10 January 2022

Klubi i Manchester City-t është tronditur nga një padi e ngritur nga 8 burra, të cilët akuzuan trajnerin e tyre Barry Bennell se i ka ngacmuar seksualisht 30 vjet më parë.

Megjithatë, Gjyqi u konkludua me humbjen e këtyre të cilët pandehnin se gisht kishte edhe klubi.

Akuzuesit, që sot janë të moshës 40-50 vjeç, thanë se Bennel abuzoi me ta kur drejtonte Anglinë veriperëndimore midis 1979 dhe 1985.

-Advertisement-

Ata pretenduan se Bennell, i cili u bë trajner në Crewe Alexandra në 1985, ishte skaut i Cityt në kohën e abuzimit dhe për shkak se marrëdhënia midis Bennell dhe City ishte ‘një marrëdhënie punësimi ose e ngjashme me punësimin’, klubi ishte përgjegjës për dëmin që pësuan.

Akuzuesit kërkonin kështu dëmshpërblime për lëndime psikiatrike, ndërsa gjashtë u përpoqën gjithashtu të padisnin për humbjen e të ardhurave nga futbolli.

Por gjykatësi këtë mëngjes vendosi në favor të Cityt, me grupin që tani është vendosur të apelojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera