Lajme

78-vjetori i gazetës “Rilindja”

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 12 February 2023

78-vjetori i gazetës “Rilindja”

Sot bëhen 78 vjet, kur për herë të parë ishte shtypur gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht kishte qenë e përjavshme.

Numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypej në Prishtinë.

-Advertisement-

Gazeta, së pari ishte shtypur si e përjavshme, ndërsa nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypej dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958, kishte filluar të dilte si e përditshme.

Më 5 shtator të vitit 1990, ishte mbyllur nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta kishte rifilluar të botohej pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, por pas një kohe ajo ishte mbyllur./KosovaPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera