Lajme

771 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 16 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 119 persona nga ky virus.

“Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Në total numri i rasteve aktive është 4.489”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera