77 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online

Autori: Gazeta inFokus
07:19 | 27 January 2022
Të dhënat e fundit nga drejtoritë komunalë të arsimit tregojnë se 77 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online. Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit Iliriana Pylla.
Ajo tha se për cdo ditë është duke u rritur edhe numri i të infektuarëve nga radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër.
Sipas të dhënave të fundit nga drejtoritë komunale të arsimit gjendja në shkolla sa i përket pandemisë është duke u përkeqësuar për cdo ditë dhe kjo dëshmohet me faktin që numri i shkollave të po vijojnë mësimin në platformën online është duke u rritur.
Zëdhënësja e ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla në një përgjigje për Radio Kosovën ka bërë të ditur se sipas të dhënave të fundit 77 shkolla në vend janë duke realizuar mësimin online.
“ Sipas të dhënave të fundit që kemi marrë nga drejtoritë komunale të arsimit janë që nga 680 shkolla që punojnë me skenarin me rikthim 77 prej tyre kanë kaluar në skenarin C ku mësimi është duke u realizuar në platformën online. Sipas të dhënave në skenarin A janë tri shkolla, skenarin B 14 dhe në skenarin C 77 shkolla.”
Pylla tha poashtu se është duke u rritur edhe numri i të infektuarëve nëpër institucionet shkollore. Sipas saj aktualisht janë 1 mije 173 mësimdhënës të infektuar aktiv dhe 5 mije e 455 nxënës .
“ E sa i përket numrit të të infektuarve në mesin e mësimdhënësve janë 1 mijë 173 të infektuar aktiv. Ndërsa, nxënës aktiv me Covid-19 sipas të dhënave të fundit janë 5 mije e 455.
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që task-forcat e shkollave në bashkëpunim me drejtoritë Komunale të Arsimit varësisht nga gjendja që paraqitet me pandemi të marrin vendim për kalimin e mësimit në platformën online. Ndërkaq, drejtues të institucioneve shëndetësore atyre të arsimit dhe njohës të çështjeve të arsimit kanë vlerësuar se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...