Lajme

769 të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 20 May 2020

Pas konfirmimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, se mbrëmë janë shëruar edhe 15 persona nga Coronavirusi, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus ka arritur në 769, raporton “Front Online”.

“Sot më 19 maj 2020, janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, ka konfirmuar mbrëmë IKSHPK-ja.

Në ndërkohë në total në Kosovë nga pandemia Covid-19, janë prekur 989 persona teksa janë shënuar edhe 29 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera