Lajme

768 vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 26 December 2021

768 vaksina anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 664 mijë e 711.

-Advertisement-

879 mijë e 679 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës. Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera