763 raste për 24 orë, Ministria e Shëndetësisë tregon a do të ketë masa të reja

Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 13 July 2022
Vetëm sot në vend pati 763 raste të reja me COVID-19 dhe një të vdekur nga ky virus.
Mirëpo nga Ministria e Shëndetësisë për Infokus kanë deklaruar se ende nuk do të ketë ndryshim të masave.
Ata kanë deklaruar se situata me COVID është duke u përcjellë në baza ditore, megjithatë sipas tyre ndryshimi i masave do të bëhet me rekomandimin e ekspertëve.
“Situata me COVID-19 përcillet ne baza ditore. Te gjithë trupat relevante janë ne gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19 si dhe ne konsultime te vazhdueshme. Ndryshimi eventual i masave do te dal nga rekomandimet e eksperteve. Masat aktuale ne fuqi rekomandojnë bartjen e maskës ne mjedise te mbyllura dhe krahas kësaj vaksinimin”, kanë thënë nga Ministria.
Vendimi për masa të reja duket të jetë ende i panevojshëm pasi sipas MSH-së edhe pse ka rritje të rasteve nuk ka ngarkesë spitalore.
“Ndonëse numri i rasteve është ne rritje, ne aspektin klinik, ngarkesa spitalore mbetet e ulet dhe sot sipas raporteve zyrtare, ka pasur 39 paciente te shtrire me COVID-19 ne te gjitha spitalet ku trajtohen pacientet me COVID-19”, kanë deklaruar nga MSH-ja për Infokus.
Ata po ashtu kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen pasi kjo është masa më efektive për parandalimin e këtij virusi dhe vdekjeve që po vijnë nga COVID-19.
“MSH, u bën thirrje qytetareve qe ta vaksinohen, sepse kjo është masa me efektive për parandalimin e përhapjes se sëmundjes, zhvillimit te formave te renda te saj dhe vdekjeve. Gjithashtu, u rikujton te gjithëve se janë ne fuqi masat e 30 prillit 2022 te cilat sado qe nuk kane shume kufizime, ndihmojnë ne mbajtjen e situatës me te qete ne kuptimin epidemiologjik. Sipas nevojës, Komisioni për vlerësim dhe koordinim lidhur me COVID-19 dhe Komisioni këshillëdhënës mund te takohen dhe ta trajtojnë çdo situate lidhur me COVID-19”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.
Derisa në këtë javë janë shënuar 3 vdekje nga COVID-19 ndërsa pati 1 mijë e 48 raste të reja pozitive për vetëm këto tre ditët e fundit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...