Sport

750 milionë paund, Liverpool gati të firmosë kontratën e re

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 12 April 2019

Liverpool është duke mbyllur një marrëveshje të fuqishme me kompaninë e veshjeve “Nike”, duke qenë se në fund të sezonit 2019-2020 i mbaron kontrata me sponsorin amerikan “New Balance”.

Aktualisht Liverpool fiton 45 milionë paund nga kontrata me sponsorin e lartpërmendur. Ndërkohë që marrëveshja e re që pritet të firmoset së shpejti kap shifrën e 750 milionë paund në total, e njëjtë me atë që përfiton Manchester United nga “Nike”, sipas rrjetit informativ “ESPN”.

Gjithsesi “New Balance” ka në kontratë një pikë që e lejon të zgjasë kontratën me “Reds” nëse e barazon ofertën e kompanive rivale. Kjo nuk pritet të ndodhë dhe Liverpool është në hapat e fundit të negocimit për t’u veshur nga “Nike” me kontratë 750 milionë, ose më shumë, thjesht sa për të kaluar United.

-Advertisement-

Aktualisht Barcelona është klubi që përfiton më shumë, plot 100 milionë paund nga “Nike”, kontratë që e firmosi në vitin 2018, kur parakaloi marrëveshjen e Real Madridit me “Adidas”, me vlerë 98 milionë paund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera