Lajme

740 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 06 January 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 740.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.

Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera