Lajme

729 kandidatë iu nënshtruan provimit të jurisprudencës me shkrim, pesëve iu anulua se nuk respektuan rregullat

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 29 May 2024

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se procesi i testit me shkrim i jurisprudencës ka qenë i rregullt.

Gjatë fundjavës së kaluar kandidatët për dhënien e provimit të jurisprudencës i janë nënshtruar testimit me shkrim.

“Në këtë proces kanë marrë pjesë 729 kandidatë, 5 prej të cilëve iu është anuluar testi për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbarëvajtjen e provimit. Testimi me shkrim është mbajtur në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe si proces është karakterizuar përgjithësisht si i rregullt dhe pa incidente”, njofton MD.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera