72 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme në historinë e njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus
08:49 | 08 May 2017
Sot bëhen 72 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e cila startoi si revansh i forcave fashiste dhe arriti përfundoi si triumf i forcave përparimtare. U zhvillua në 2077 ditë (1 shtator 1939-8 maj 1945 SR), si një përleshje e përgjithshme midis 61 shteteve, që përbënin 80 % të popullsisë të globit.
Veprimet luftarake u kryen në territoret e 40 shteteve në Euroje, Azi dhe Afrikë. Më 8 maj 1945 njerëzimi mbylli siparin e tragjedisë më të përgjakshme në historinë e tij: 32 milionë jetë njerëzore të humbura në fushëbetejat, nga të cilët 27 milionë ishin ruse; mëse 20 milionë u vrarë nga goditjet e avionëve, artilerisë dhe ato bërthamore; çdo ditë shuheshin më se 24 mijë njerëz.
500 miliardë franga ari zvicerane çmohet dëmi ekonomik, i qindfishuar i vlerësuar tashmë. 1.126.000 ton pleh i krijuar nga djegiet e trupave të njerëzve.
Shpërthimi i saj asessi s’mund të jetë ngjarje e rastit, por rrjedhojë e një vargu rrethanash të ndërlikuara politike, ekonomike, strategjike ndërkontinentale. Disa nga shkaqet mund të jenë: padrejtësitë e traktateve të nënshkruara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore; paaftësia e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara për të menaxhuar shtetet; kontradiktat midis shteteve të ndryshme; luftërat me karakter çlirimtar; kriza e thellë e përgjithshme ekonomike, e sidomos papunësia e madhe në vitet 1931-’35, etj. etj.
Historiografia botërore ka fiksuar si datë fillimi 1 shtatorin 1939, kur Gjermania me ëndrrën për të “Siguruar hapësirën e nevojshme jetike”, nën thirrjen histerike “Të jemi të pamëshirshëm nëse duam të ardhmen”, sulmoi Poloninë. Por lufta kishte filluar më 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Mandej, më 1939: u pushtua fillimisht Etiopia më 1935, Spanja më 1936, Austria e Çekosllovakia më 1938, dhe Shqipëria më 1939
Viti 1940 vendosi në teatrin e luftimeve disa shtete të Azisë Juglindore, Greqinë, Francën, Holandën dhe Belgjikën. Vendet Skandinave e Danimarka u pushtuan në vitet 1940-‘41. Duke u gdhirë 22 qershori 1941, edhe pse ekzistonte një pakt sovjeto-nazist për mossulmim, u sulmua edhe ish-Bashkimi Sovjetik, çka do të thotë se bota hyri në një katastrofë globale të paparë në të shkuarën historike të saj.
8 maj 1945, është shënuar si rënia e Rajhut III. Gjermania naziste kapitullon pak ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe marrjes së Berlinit nga Ushtria e Kuqe.

Të tjera
-
BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision
Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis tra...
-
“Zjerm” elektrizon publikun në finalen e Eurovisionit
Me këngën “Zjerm”, interpretuesit Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca u ngjitën në...
-
Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve mes Ukrainës e Rusisë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, përshëndeti sot nga Roma marrëves...
-
Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund luf*ta në Ukrainë!
Pasi bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll dështuan të prodhojnë rezulta...
-
Takimi me Macron në Tiranë, Osmani thotë se biseduan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez Emma...
-
Edhe pak minuta, kështu mund të votohet për “Shkodrën Elektronike” në natën finale
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku Shqipëria po përfaqësohet nga grupi “...
-
‘E ka rrok makina…”, biznismeni mezi mban lotët kur rrëfen se si e humbi motrën më të vogël
Biznismeni i njohur, Besnik Imeri, me emocione të mëdha tregon ngjarjen se si...
-
Osmani takohet me Erdoganin, e falënderon për bashkëpunimin në përforcimin e pozitës ndërkombëtare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip ...
-
Nemo, fituesi i Eurovisionit në 2024-në, edhe në finalen e sivjetme në Bazel theu “kode”
Këngëtari zviceran Nemo është rikthyer për të përsëritur këngën e tij fituese...
-
The*je me thi*ë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve
Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi j...
-
Norvegjia, shteti i parë që e nis Eurovisionin
Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më t...
-
Si funksionon votimi në Eurovision?
Eurovisioni është rikthyer – këtë herë në Bazel të Zvicrës. Gara evropiane e ...