Lajme

“72% e profesorëve të UP-së nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik”

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 02 August 2018

ORCA ka prezantuar sot një analizë për pensionimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, specifikisht profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë.

Kjo analizë vjen si detajizim i mëtutjeshëm nga të dhënat e mbledhura nga raporti i dhjetorit 2017 me titull “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës” i publikuar nga ORCA.

Në raport thuhet se 72 për qind e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik parë nga aspekti i punimeve shkencore që duhen për titujt respektiv.

-Advertisement-

ORCA ka ngritur shqetësimin mbi rastin e 122 profesorëve të rregullt, të cilët mbajnë titullin më të lartë akademik dhe si rrjedhojë kontratë me kohë të pacaktuar.

“Nga 122 profesorët e rregullt që nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, 36 supozohen të pensionohen në vitin 2018, por deri tani janë pensionuar vetëm 16. Profesori i fundit i rregullt që nuk e justifikon titullin e tij do të pensionohet në vitin 2036. Kjo do të thotë se fëmijët që aktualisht janë 3-vjeçar do të mund të mentorohen në temat e tyre të diplomës në nivelin bachelor te ky profesor; fëmijët aktualisht 5-vjeçar do të mund të mentorohen në nivelin master nga po ky profesor; ndërkaq dikush nga fëmijët aktualisht 10 vjeçar mund ta ketë fatin të mentorohet në doktoraturë nga profesori në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera