70-vjeçari në Prishtinë godet një veturë në parking, mesazhi që ai la në letër bëhet viral në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 26 June 2022
Një burrë dyshohet se ka goditur një veturë sa ishte duke dalë nga parkingu me automjetin e tij. Por, gjesti që ai bëri, u bë viral në internet.
Një person, e postoi këtë në grupin “Merakli të Kerreve”, që siç tha ai, ka qenë dëshmitar i ngjarjes.
Sipas tij, sa ishte duke qëndruar në ballkonin e banesës, e ka parë një person rreth 70 vjeç, duke dalë nga parkingu me veturën e tij, teksa e ka goditur një tjetër.
70-vjeçari menjëherë ka dalë nga vetura dhe ka lënë një letër mbi veturën e goditur.
“Ka ende njerëz të mirë! Para pak çasteve, një bacë i moshës rreth 70-vjeçare, duke dale nga parkingu me veturën e tij Golf VI +, goditi aksidentalisht një veturë Renault Megane. Unë, nga ballkoni i shtëpisë e vëzhgova tërë ngjarjen. Baci, e ndali menjëherë veturën, dhe doli që ta shikojë dëmin e shkaktuar. Pasi pa që dëmi ishte i konsiderueshëm, dhe pronari nuk ishte pranë veturës, baci nxori letrën dhe pasi shënoi diçka, e vendosi në xhamin e përparmë të veturës që e kishte goditur dhe vazhdoi rrugën”, thuhet në postimin e dëshmitarit të ngjarjes. Unë, nga kureshtja dola dhe e fotografova dëmin dhe letrën dhe mbeta i habitur, e njëkohësisht u ndjeva shumë mirë me veprimin e bacit”, thuhet në postimin e dëshmitarit.
“Ta kam rrok veturën, të lutem lajmrohu në … Sabiti”, thuhet në letrën e lënë nga 70-vjecari në veturën e goditur.
Të tjera
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...