Lajme

70 të helmuar në Tropojë, arrestohet pronari i lokalit

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 19 July 2017

70 persona janë helmuar nga ushqimi ditën e djeshme në një lokal në Tropojë.

Policia e Tropojës bën me dije se ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e para mjekësore.

Nga kryerja e veprimeve të para  hetimore ka rezultuar se ata kanë konsumuar ushqim në lokalin e Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit.

-Advertisement-

Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.

Po ashtu, pas hetimeve policia thotë se ka vënë në pranga Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pronarin e lokalit ku ndodhi edhe helmimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera