Lifestyle

70 për qind e britanikëve e përdorin Google për ta diagnostikuar veten dhe për t’i trajtuar sëmundjet minore

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 05 December 2017

Një studim i ri ka zbuluar se 70 për qind e britanikëve e kanë shëruar një problem apo sëmundje shëndetësore pasi i kanë kërkuar simptomat në Google.

Hulumtuesit tregojnë se tani shtatë nga dhjetë britanikë e diagnostikojnë veten me ndihmën e Google dhe i trajtojnë problemet minore shëndetësore, në vend se ta vizitojnë doktorin, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu hulumtuesit kanë zbuluar se 50 për qind e të rriturve besojnë se mund t’i shërojnë apo luftojnë 80 për qind të viruseve dhe sëmundjeve pa ndihmë nga doktorët.

-Advertisement-

Kjo ka shpirë që të rriturit ta vizitojnë doktorin vetëm dy herë në vit.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se edhe 75 për qind e britanikëve e kanë shëruar ndonjë sëmundje me ndihmën e ndonjë ilaçi shtëpiak nga e kaluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera