7 ushqimet që do ju rrafshojnë barkun
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 01 September 2017
Dëshira për bel më të hollë dhe bark më të rrafshët nuk duhet pasur vetëm për t’u dukur bukur me xhinse.
Njerëzit që kanë sasi të madhe dhjami që mbështjell organet kanë më shumë rrezik nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2, veçanërisht kur perimetri i mesit te gratë i kalon 90 cm. Nuk ka ndonjë formulë magjike kundër dhjamit të barkut, por kërkimet tregojnë që ta mbushësh pjatën me ushqime që luftojnë dhjamin e barkut, si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të ndihmojë. Këtu gjeni ushqimet që duhet të hani për ta pasur më të lehtë të hiqni dhjamin abdominal.
1. Kefiri
Ky qumësht i fermentuar si kos është plot probiotikë, baktere të shëndetshme që banojnë në zorrët e tua. Në një studim, keffiri ka ndihmuar në humbjen e peshës dhe zvogëlimin e perimetrit të mesit më shumë sesa pija e vendosur për kontrollin e eksperimentit nga studiuesit. Në një tjetër eksperiment të publikuar në Revistën Britanike të Ushqyerjes, kur pjesëmarrësit konsumuan qumësht të fermentuar që përmbante probiotikë, për 12 javë, shfaqën një Indeks më të ulët të Masës Trupore dhe një perimetër më të vogël të mesit dhe vitheve. Probiotikët mund të mbrojnë nga inflamacioni në aparatin e tretjes, që ndikon në grumbullimin e dhjamit abdominal. Kefiri mund të ketë shije shumë të fortë, por shmang kefir-ët e aromatizuar që kanë sheqerna të shtuara, më mirë ëmbëlsoje natyralisht duke e hedhur në një smoothie frutash.
2.Çaji i gjelbër
Një tjetër pije shumë e mirë për bark të rrafshët është çaji i gjelbër. Ky çaj përmban catechin-a, përbërës antioksidantë bimorë që kanë veti kundër obezitetit. Pija gjithashtu përmban kafeinë, që mund të ndihmojë për të përshpejtuar metabolizmin. Në një studim në vitin 2012 te kinezët e rritur, çaji reduktoi sasinë e këtij lloji të rrezikshëm dhjami pas 12 javësh. Avantazh është që nëse nuk i shton sheqer, çaji i gjelbër nuk përmban kalori, kështu që mund ta pish në kohën e lirë.
3. Vezët
Sasia e duhur e proteinave në dietën tënde është esenciale për të qëndruar e padhjamosur. Jo vetëm të ndihmojnë për t’u ngopur gjatë vakteve, por gjithashtu mund të rrisin metabolizmin dhe të ndihmojnë në zmadhimin e muskujve dhe rritja e indit muskulor rrit dhe metabolizimin më shumë. Njerëzit që hanë rregullisht “burime cilësore proteinash”, ose ushqime që ofrojnë afërsisht 10 gramë aminoacide esenciale (si vezë, mish pa dhjamë dhe qumësht) çdo vakt kanë më pak dhjamë abdominal, ka raportuar një studim në revistën Nutrition & Metabolism. Megjithatë, shumica i hanë këto ushqime në darkë. Problemi me këtë është që muskujt e kanë të vështirë të përdorin kaq shumë proteina njëherësh, kështu që mënyra më e mirë për të djegur dhjamin, është t’i shpërndash këto burime proteinash gjatë gjithë ditës dhe të stërvitesh rregullisht.
4. Angjinaret
Angjinaret kanë shumë vlera, por një nga më të njohurat është përmbajtja e lartë e fibrave. Ti merr 7 gramë fibra në një angjinare të mesme të gatuar që e bën atë një perimet më të pasura me fibra, duke qenë që është më shumë sesa një e katërta e sasisë që një grua ka nevojë gjatë ditës. Të hash sa më shumë ushqime si këto është e rëndësishme. Sipas një studimi të publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, sa më shumë fibra ha, aq më pak mundësi ke të vësh bark. Perime të tjera të pasura me fibra janë lakrat dhe bishtajat, si thjerrëzat dhe bizelet.
5. Avokadot
Nëse e përdor, je me fat. Një studim i fundit ka zbuluar që avokado mund të ndihmojë në zvogëlimin e shifrave të perimetrit të mesit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, të shoqëruara me sindroma metabolike, një grumbull faktorësh risku që rrisin mundësitë për sëmundje zemre, atak dhe diabet. Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme, si dhe ushqyes të tjerë, si magnezi dhe phytosterol-i që mund të përmirësojnë nivelet yndyrnave në gjak dhe presionin e gjakut. Një studim i mëparshëm, i realizuar në vitin 2013 sugjeron që ata që e pëlqejnë avokadon i ulin në gjysmë shanset për sindromën metabolike.
6. Kikirikët
Shumë bishtajore e kanë të ulët indeksin glicemik që mat ndikimin e ushqimit në nivelin e glukozës. Kikirikët renditën ndër ushqimet me ngarkesë më të ulët glicemike, duke ndihmuar për ta mbajtur glukozën në një nivel të balancuar. Kjo është e rëndësishme sepse, siç thuhet në një studim të Universitetit të Alabama-s në Birmingham, kërkuesit dolën në përfundimin që burrat dhe gratë mbi peshë, që ndoqën një dietë me ushqime me ngarkesë glicemike të ulët për 8 javë, patën 11 për qind më pak dhjamë rreth organeve sesa ata me një dietë të kundërt. Kjo mund të ndodhë sepse ushqimet me NG të ulët nxisin më pak çlirimin e insulinës dhe si pasojë grumbullimin më pak të yndyrës. Një kërkim tjetër ka treguar gjithashtu që frutat e thata, përfshirë kikirikët, shoqërohej me një mes më të hollë dhe një Indeks të Masës Trupore më të ulët.
7. Qiqrat
Sido që t’i hani, të pjekura dhe kërcitëse, të grira në hummus apo të thërrmuara mbi sallatë, qiqrat janë një ushqim me ngarkesë të ulët glicemike që japin një sasi të mirë fibrash (5 gramë) dhe proteinash (5 gramë) dhe vetëm 105 kalori për gjysmë filxhani. Të gjithë këta faktorë ndihmojnë për ta mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe të mbajnë të ngopur dhe të kënaqur nga ushqimi, më gjatë. Nga kjo, njerëzit që hanë qiqra dhe hummus kanë 53 për qind më pak mundësi për të qenë obezë dhe e kanë mesin 5 cm më të hollë sesa ata që nuk i hanë këto bishtaja, siç ka zbuluar një kërkim i vitit 2016. Kur i blini në kanaçe, shpëlajini, ose blini nga ato me pak ose pa kripë të shtuar, për të ulur sasinë e kripës që të fryn barkun.
Të tjera
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...