Fun & Video

7 shenjat që tregojnë se ëngjëlli juaj mbrojtës është shumë afër jush!

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 23 August 2017

Engjëjt janë qenie shpirtërore, të cilat na udhëheqin, (sipas bestytnive). Megjithëse ato kanë një frekuencë shumë të ndryshme në krahasim me njerëzit, udhëzimi i tyre vjen në formën e mesazheve të kanalizuara, ëndrrave dhe drejtpërdrejtë.

Prandaj, ka shumë shenja që na tregojnë se engjëjt janë rreth nesh dhe po përpiqen të na kontaktojnë. Këto shenja mund të duken të vogla dhe të pakuptimta në fillim, por me kalimin e kohës ato mund të rriten në frekuencë dhe madhësi.Këto qenie shpirtërore na dërgojnë shenja, të cilat janë një kujtesë simbolike për dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

Prandaj, ju paraqesim disa nga shenjat më të zakonshme të engjëjve. Ju mund të filloni të vini re këto shenja, sepse keni nevojë për një vërtetim ose përgjigje të një pyetje që mund të keni kërkuar, ose ato duan thjeshtë t’ju kujtojnë se janë me ju.

Disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se një ëngjëll është afër jush:

-Advertisement-

Pendë;

Nëse gjeni pendë në rrugën tuaj, kjo është një nga shenjat e engjëjve. Kjo është një kujtesë mahnitëse se engjëjt janë afër, të duan dhe të mbështesin. Nëse e përjetoni këtë situatë, atëherë shijojeni këtë shenjë të fuqishme engjëllore.

Retë;

Nëse vëreni një re që duket si një engjëll, kjo do të thotë që engjëlli juaj është pranë jush dhe në këtë mënyrë po tregon praninë e tij.

Aromë;

Nëse ndieni një aromë të bukur e të ëmbël dhe nuk mund ta identifikoni burimin, kjo tregon se engjëlli juaj është afër jush.

Foshnjat dhe kafshët shtëpiake;

Nëse vëreni një fëmijë që ka ngulur sytë në tavan apo diku në ajër, ndërkohë po buzëqesh, kjo tregon se ëngjëlli juaj mbrojtës është i pranishëm. Kur një engjëll është i pranishëm, foshnjat dhe kafshët shtëpiake janë më të qeta.

Muzikë;

Nëse dëgjoni muzikë ose tinguj që nuk dini t’i shpjegoni apo nuk i kuptoni se nga vinë, kjo mund të jetë një shenjë e qartë se është ëngjëlli juaj mbrojtës.

Monedha;

Nëse vazhdoni të gjeni monedha, kjo është një shenjë nga engjëlli juaj dhe një simbol i mbështetjes. Pra, nëse gjeni monedha, duhet të dini se jeni të dashur, të mbështetur dhe të udhëzuar.

Drita që shkëlqejnë;

Nëse vini re drita që shkëlqejnë dhe që vinë në drejtime të pashpjegueshme,  kjo do të thotë se engjëlli juaj mbrojtës është afër. Nëse e përjetoni këtë, duhet t’i mbyllni sytë, të relaksoheni dhe të merrni frymë, sepse engjëlli juaj po përpiqet t’ju sjellë shërim, ngritje dhe përtëritje, (thonë bestytnitë)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera